Si fitoi Kosova më 22 korrik 2010 dhe pse është në qorrsokak 16 vjet më vonë?

Advertisement

 

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) theksoi në një ekspertizë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Instanca më e lartë juridike e OKB-së i dha përparësi të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Ministri i atëhershëm i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, kishte pritje të mëdha nga vendimi dhe rezultati qe një fiasko e vërtetë për Beogradin. Jeremiq e quante vendimin e GJND-së «moment të së vërtetës». Ky moment erdhi, por jo siç e kishte parashikuar Serbia. Kosova shënoi një fitore të rëndësishme juridike, Serbia u ballafaqua me një humbje të madhe.

Por çfarë prodhoi kjo fitore? U arritën disa njohje nga shtete të ndryshme, Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA. Njëkohësisht Kosova hyri në një spirale negociatash me Serbinë që u dëshmua si rrugë pa krye, me një BE më shumë si spektatore dhe moderatore neutrale se si ndërmjetësuese që respektonte gjendjen faktike dhe vendimin e GJND-së. Vendimi i GJND-së u zhvlerësua edhe nga debatet mbi «korrigjimin e kufijve» mes Kosovës e Serbisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit