Uji në Gostivar ende i papërshtatshëm për pije

Advertisement

Konform rezultateve nga analizat e mostrave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, uji në Gostivar aktualisht është i papërshtatshëm për pije dhe për përdorim teknik. Qytetarëve u bëhet thirrje që të ndjekin në mënyrë strikte rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të mos përdorin ujë nga rrjeti i ujësjellësit deri në njoftim të mëtejshëm.

 

Ky është informacion që u diskutua, ndër të tjera, në seancën e sotme të mbajtur në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në të cilën u mbajt një seancë e Shtabit të Përgjithshëm, e kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

 

Në seancë u shqyrtuan edhe informacione të tjera që lidhen me situatën e furnizimit me ujë në Komunën e Gostivarit, gjatë së cilës u miratuan disa përfundime dhe masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

 

Shtabi i përgjithshëm i ngarkoi Komunës së Gostivarit që urgjentisht të propozojë vende dhe persona kontakti për vendosjen e pikave për furnizimin me ujë teknik të objekteve jetësore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit