Bayern Munihu vendos për talentin e madh nga Kosova

Advertisement

Futbollisti Erblin Osmani ka nënshkruar një zgjatje të parakohshme të kontratës me Bayern Munihun.

Osmani iu bashkua akademisë së Bayernit në vitin 2017, pasi erdhi nga ekipi U9 i TSV Milbertshofen, dhe ka kaluar me sukses nëpër të gjitha grupmoshat e klubit. Ai luajti për ekipin U17, ndërsa sezonin e kaluar u promovua te U19.

Mesfushori 17-vjeçar bëri debutimin e tij në Allianz Arena në muajin mars, nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, në fitoren 4–0 ndaj Union Berlin.

Drejtori i akademisë, Jochen Sauer, vlerësoi zhvillimin e Osmanit si një talent i rritur në Mynih dhe shprehu besimin se ai ka një të ardhme të ndritur te klubi.

Osmani pritet të vazhdojë zhvillimin e tij me ekipin U19 gjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa kontrata e tij e re do të shndërrohet automatikisht në kontratë profesionale sapo të mbushë 18 vjeç.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit