Mbi 8.300 thirrje në 112 pas stuhisë në Shkup, QMK apelon për durim

Advertisement

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se, për shkak të motit të keq që përfshiu Shkupin, në periudhën nga ora 17:00 deri në 21:00, në Numrin e Vetëm për Thirrje Emergjente 112 janë pranuar më shumë se 8.300 thirrje nga qytetarët.

Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, operatorët e 112 po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa që në orën e parë janë angazhuar edhe ndërrime shtesë për t’iu përgjigjur fluksit të madh të thirrjeve.

Ai thekson se edhe aktualisht vazhdon intensiteti i lartë i telefonatave, ndërsa të gjitha denoncimet po përpunohen në mënyrë të vazhdueshme dhe po u përcillen institucioneve dhe shërbimeve kompetente për veprim.

QMK u bën apel qytetarëve për durim dhe mirëkuptim, duke pasur parasysh numrin jashtëzakonisht të madh të thirrjeve. Nëse nuk arrijnë të kontaktojnë menjëherë me numrin 112, dëmet materiale mund t’i paraqesin edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa të gjitha rastet do të evidentohen dhe do t’u përcillen në kohë institucioneve përgjegjëse./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit