Bie numri i pacientëve me simptoma helmimi në Gostivar

Advertisement

Shënon rënie numri i personave të rinj të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Numri më i lartë i pacientëve të rinj është në repartin e infektiv dhe atë të fëmijëve në spitalin e Gostivarit.

“Në repartin infektiv në Gostivar në 24 orët e fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 111 pacientë të rinj, ndërsa 26 pacientë janë paraqitur për kontroll. Në Qendrën Urgjente në Gostivar janë paraqitur 7 të prekur, ndërsa në repartin e fëmijëve në Gostivar janë paraqitur 65 pacientë të rinj. Për dallim nga dita e djeshme numri ka filluar të shënojë rënie”, deklaroi Zorica Zafirovska, Epidemiologe./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit