LAJMI I FUNDIT: Arrestohet drejtoresha e ujësjellësit në Gostivar, Artana Asani

Advertisement

Në vijim aksion policor në Gostivar, arrestohen drejtori dhe menaxhmenti i NP “Komunalec”

Sipas informacioneve që kemi siguruar, është duke u zhvilluar një aksion i koordinuar i institucioneve kompetente në lidhje me rastin e ndotjes së ujit të pijshëm në Gostivar.

Siç mësojmë, me procedurë urgjente janë ndaluar tre persona nga NP “Komunalec” – Gostivar: drejtoreshën e NP “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani, udhëheqësi i Sektorit të Ujësjellësit Vadedin Dervishi dhe drejtori teknik Leon Nuredini.

Sipas të njëjtave burime, aktivitetet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa lënda fillimisht po trajtohet mbi dyshimet për veprat penale “Ndotja e ujit të pijshëm” dhe “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës”, në përputhje me Kodin Penal.

Institucionet kompetente, për momentin, nuk kanë publikuar detaje zyrtare mbi rrjedhën e aksionit, ndërsa gjatë ditës pritet të dalin me një komunikatë zyrtare me më shumë informacione lidhur me masat e ndërmarra.

Sipas informacioneve jozyrtare që kemi siguruar, raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga katër mostrat e ujit të analizuara, në dy prej tyre janë konstatuar baktere fekale koliforme, ndërsa në një mostër është evidentuar edhe përqendrim i rritur i klorit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit