Orban vizitoi Trumpin: Kthehu dhe na sill paqe President!

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden kritikoi mbrëmë rivalin republikan, Donald Trump për takimin me Viktor Orban, duke thënë se kryeministri hungarez po përpiqej të vendoste një diktaturë.

Orban njoftoi se takoi “mikun e tij të mirë” Donald Trump dje në Florida.

Kryeministri hungarez është një nga liderët e paktë në Evropë që uroi fitoren e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër demokratit Biden.

“A e dini se me kë po takohet sot në Mar-a-Lago?” u tha Joseph Biden mbështetësve në një tubim të fushatës.

“Orbán nga Hungaria, i cili haptas tha se mendon se demokracia nuk funksionon dhe dëshiron diktaturë. Unë shoh një të ardhme në të cilën ne mbrojmë demokracinë, jo në të cilën e dobësojmë atë”, tha demokrati 81-vjeçar, për të cilin kjo temë është një nga më kryesoret në fushatën kundër Donald Trump.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit