Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski informoi se po bëhen ndryshime në pesë ligje në mënyrë që të mundësohet vendosja e sistemeve inteligjente transportuese (SIT) nl rrugët e vendit, që është obligim nga agjenda reformuese. Aktivitetet po zbatohen në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend.
“Duke pasur parasysh se një prej kërkesave në agjendën reformuese është vendosja e sistemeve intelkigjente transportuese (SIT) në bashkëpunim me minsitritë e Punëve të Brendshme dhe të Vetëqeverisjes Lokale, ndërkaq në koordinim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, tashmë po ndryshojmë pesë ligje, të cilat do të mundësojnë vendosje të SIT”, deklaroi Nikolloski pas promovimit të automjeteve për Inspektoratin shtetëror të transportit, donacion i siguruar nga BE-ja.
Në bashkëpunim me Bankën botërore, si dhe me grant prej 13 milionë eurove nga mekanizmi për mbështetje të Basllkanit Perëndimor, përkujtoi Nikolloski, tashmë po punohet për instalimin e sistemeve të mençura, përkatësisht inteligjente transportuese në Korridorin 10 për çka nga fundi është procedura me Bankën botërore dhe me Bashkimin Evropian.
“Në periudhën në vijim do të punojmë edhe në Korridorin 8”, paralajmëroi Nikolloski.
Për vendosjen e SIT në Korridorin 10, Ministria e resorit shpalli tender për zgjehdje të kontraktuesit, ku arritën oferta prej gjashtë kompanive të huaja. Deri më tani është përpunuar dokumentacioni projektues për vendosje të sistemeve për kotnroll të peshës së automjeteve gjatë vozitjes (WIM), për kontroll të lëvizjes së automjeteve që transportiojnë materie të rrezikshme (HAZMAT( dhe për matje të ndotrjes së ajrit përgjatë Autostradës A1 (E75) – Korridori 10. Gjithashtu, edhe për qendrën nacionale për menaxhim me komunikacionin (NCUS), që do të jetë përgjejgës për ndjekje, mbikëqyrje dhe menaxhim të komunikacionit dhe lëvizshmërisë në të gjitha rrugët shtetërore dhe për sigurim të informatave për shfrytëzuesit e korridoreve lidhur me gjendjen e rrugëve, komunikacionin dhe udhëtimet. NCUS duhet të jetë në kaudër të objektit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në Petrovec.
Pritet që SIT t’i avancojnë shërbimet transportuese, të sigurojnë informata në kohë reale për idhëtim, siguri më të madhe përmes përdorimit të sistemeve të avancuara për paralajmërim dhe informata për gjendjen e rrugëve dhe aksidenteve në kohë reale. Gjithashtu, edhe të ulet edhe koha e udhëtimit dhe e emetimit të gazrave të dëmshme.





