13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

VMRO: Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë

Partia opozitare maqedone VMRO-DPMNE thotë se gjendja ekonomike e qytetarëve të Maqedonisë është rënduar gjatë qeverisjes LSDM-BDI.

“Mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë! Çdo i treti qytetar jeton me vetëm 150 denarë në ditë! Maqedonia është vendi më i varfër në Evropë dhe me inflacionin më të lartë! Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se në Eurozonë! Rritja e GDP-së për frymë nga viti 2017 deri në vitin 2023 në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në vendet e rajonit Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi mbi 50%! Borxhi publik është rritur për gati 4 miliardë euro për 7 vite!”, njoftoi partia opozitare VMRO-DPMNE.

Nga aty thonë “Qeveria i ka borxh çdo qytetari 2000 euro!”. Për shkak të LSDM-së dhe BDI-së, secila familje me katër anëtarë ka 8 mijë euro borxh! Maqedonia është ndër 10 vendet me shkallën më të lartë të krimit në Evropë!”. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit