FIFA mund të detyrohet të marrë një vendim të madh para duelit Angli – Norvegji

Advertisement

FIFA mund të detyrohet të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm para çerekfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Norvegjisë, për shkak të kushteve ekstreme të motit në Miami.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel siguroi kualifikimin në çerekfinale pas fitores dramatike 3-2 ndaj Meksikës, në një ndeshje ku anglezët luajtën me dhjetë futbollistë pas përjashtimit me karton të kuq të Jarell Quansah.

Megjithatë, shqetësimet e Anglisë nuk lidhen vetëm me mungesat në skuadër. FIFA po monitoron nga afër situatën meteorologjike në Florida, pasi temperaturat e larta dhe rreziku për stuhi mund të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjes.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim për vapë ekstreme në jug të Floridës, ku temperatura e ndjerë mund të arrijë deri në 43 gradë Celsius, si pasojë e kombinimit të temperaturave të larta dhe lagështisë.

Përveç vapës, meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi me shkarkesa elektrike gjatë fundjavës. Sipas protokollit të FIFA-s, çdo ndeshje duhet të ndërpritet ose shtyhet nëse zbulohet rrufe brenda një rrezeje prej tetë miljesh (rreth 13 kilometrash) nga stadiumi.

Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë është planifikuar të zhvillohet të shtunën në orën 23:00 sipas lokale.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së stuhive, FIFA mund të detyrohet ta shtyjë fillimin e saj, nëse kushtet e motit nuk përmirësohen.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në ndeshjen e Anglisë ndaj Meksikës në fazën e 1/8 së finales, kur fillimi i takimit u shty me një orë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit