Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është “i zhgënjyer me NATO”, duke shtuar se mund të mos kishte marrë pjesë në samitin e Aleancës nëse ai nuk do të mbahej në Turqi, transmeton Zyrtare.
Në konferencën për shtyp, Trump theksoi se vendimi për të marrë pjesë në samit lidhej edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, të cilin e cilësoi si “një lider shumë të fortë”.
“Jam i zhgënjyer me NATO-n. Ndoshta nuk do të isha këtu nëse samiti nuk do të mbahej në Turqi, ku Presidenti Erdoğan është një lider shumë i fortë”, deklaroi Trump.
Deklarata u bë gjatë konferencës për shytp me presidentin Erdoğan, ku dy liderët më paspritet të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e tregtisë, mbrojtjes, si dhe zhvillimet e fundit lidhur me Iranin./ZYRTARE.net





