Tetovë, 6 korrik – Sipas njoftimit të EVN Maqedoni, ndërprerjet do të fillojnë në orët e mëngjesit dhe do të zgjasin deri në pasdite.
Pa energji elektrike do të mbeten:
Nga ora 08:45 deri në 14:30 – Tetovë:
Zona qendrore e qytetit, objektet pranë Stopanska Banka;
Zona qendrore, nga sheshi i qytetit deri te tregu i gjelbër;
Zona qendrore, objektet përreth kompleksit “Rima”.
Nga ora 09:00 deri në 12:00:
Mali HEC;
Kodra e Diellit (Popova Shapka);
Fshati Lisec – i gjithë fshati;
Fshati Gajre – i gjithë fshati.
Nga ora 09:00 deri në 14:00:
Një pjesë e fshatit Shemshevë, objektet që ndodhen nga xhamia drejt shkollës.
Nga ora 09:30 deri në 14:00:
Një pjesë e fshatit Sllatinë;
Një pjesë e fshatit Xhepçishtë;
Një pjesë e fshatit Gllogjë, objektet që ndodhen nga qendra e fshatit drejt kopshtit të fëmijëve.
Nga EVN Maqedoni u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të marrin masat e nevojshme dhe ta përshtatin aktivitetin e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike. përcjell Zhurnal.mk .





