BDI në Çair akuza për situatën e shakktuar pas vërshimeve të djeshme

Advertisement

Pas reshjeve intensive që goditën Çairin dje, disa zona të komunës u përballën me përmbytje serioze.

Pamjet që pamë dje në Çair janë të turpshme dhe alarmante. Mjaftoi vetëm një orë reshje intensive dhe rrugët e Çairit u shndërruan në lumenj, shtëpitë u përmbytën, qytetarët mbetën të bllokuar, ndërsa e gjithë komuna u paralizua.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore.

Kjo është fatkeqësi e shkaktuar nga keqqeverisja.

Kur një komunë përmbytet pas vetëm një ore shi, atëherë problemi nuk është te natyra, por te mungesa e planifikimit, mungesa e investimeve dhe korrupsioni i institucionalizuar.

Për vite me radhë, qytetarëve të Çairit u janë premtuar projekte madhore, plane zhvillimore dhe zgjidhje afatgjata. Sot shtrojmë një pyetje shumë të thjeshtë:

Ku është Master Plani që premtoi Izet Mexhiti?

Qytetarët nuk panë asnjë master plan urbanistik, asnjë strategji për kanalizimin atmosferik, asnjë investim serioz për infrastrukturën nëntokësore.

Ajo që panë qytetarët është një tjetër realitet:

* Master i korrupsionit;
* Master i keqmenaxhimit;
* Master i betonizimit pa plan;
* Master i ndërtimeve pa infrastrukturë;
* Master i propagandës dhe mashtrimit.

Çairi nuk mund të ndërtohet me leje selektive, me beton pa kanalizim dhe me interesa private mbi interesin publik.

Përmbytjet e djeshme nuk janë aksident. Ato janë rezultat i drejtpërdrejtë i viteve të neglizhencës, mungesës së vizionit dhe keqpërdorimit të besimit të qytetarëve.

Për këtë arsye, ne kërkojmë përgjegjësi politike dhe morale.

Kryetari i Komunës së Çairit duhet të marrë përgjegjësi për gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet komuna dhe të japë dorëheqje.

Qytetarët e Çairit meritojnë një komunë që funksionon, jo një komunë që fundoset pas çdo shiu.

Koha e propagandës ka mbaruar. Ka ardhur koha e përgjegjësisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit