Shasivari falënderon VLEN për besimin: Synoj drejtësi më efikase dhe më të besueshme

Advertisement

Jeton Shasivari ka pranuar propozimin e koalicionit VLEN për të marrë detyrën e Ministrit të Drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një nder të madh dhe një përgjegjësi të rëndësishme ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Në reagimin e tij publik, Shasivari falënderoi bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, për besimin e dhënë, duke theksuar se, nëse zgjidhet në këtë detyrë, do ta ushtrojë funksionin me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë.

“Jam i bindur se vetëm me punë, transparencë dhe respektim të shtetit të së drejtës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie më të drejtë, më efikas dhe më të besueshëm për të gjithë qytetarët”, deklaroi ai.

Shasivari shtoi se do të angazhohet për rezultate konkrete dhe për një sistem drejtësie që u shërben qytetarëve, duke theksuar se besimi i dhënë do të justifikohet me punë të ndershme, përkushtim dhe përgjegjësi institucionale./Ora24.tv

Postimi i plotë:

Me ndjenjë të veçantë përgjegjësie dhe mirënjohjeje, pranoj propozimin e Partisë VLEN për detyrën e Ministrit të Drejtësisë.
Shpreh falënderimin tim të sinqertë ndaj bashkëkryetarëve, z. Izet Mexhiti dhe z. Bilall Kasami, për besimin e dhënë. Ky propozim është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Nëse më besohet kjo përgjegjësi, do ta ushtroj me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë, në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.
Jam i bindur se vetëm me punë, transparencë dhe respektim të shtetit të së drejtës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie më të drejtë, më efikas dhe më të besueshëm për të gjithë qytetarët.
Besoj se me punë të ndershme, përkushtim dhe rezultate konkrete, do ta arsyetojmë besimin e dhënë dhe do të dalim faqebardhë para qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit