Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Shkupin pasditen e sotme kanë shkaktuar kaos në komunikacion dhe vështirësi në qarkullimin e qytetarëve.
Disa nënkalime janë përmbytur dhe janë bërë të pakalueshme për automjetet, ndërsa në disa rrugë janë krijuar kolona të gjata për shkak të grumbullimit të ujit. Në disa lagje është raportuar edhe për vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve.
Ekipet e shërbimeve komunale dhe autoritetet kompetente janë në terren për të larguar ujin dhe për të normalizuar situatën.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin rrugët e përmbytura, të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rekomandimet e policisë derisa moti të stabilizohet.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet mund të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion./Ora24.tv





