Doha, 01 korrik – Bisedimet indirekte mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë nisur sot në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Sipas CNN, negociatat teknike po zhvillohen përmes ndërmjetësve nga Katari dhe Pakistani, duke iu referuar një burimi diplomatik të njohur me procesin.
Edhe kanalet arabe “Al Jazeera” dhe “Al Arabiya” kanë konfirmuar nisjen e bisedimeve, duke cituar burimet e tyre.
Ndërkohë, i dërguari special amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump u takuan dje në Doha me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, sipas burimeve.
Megjithatë, ata nuk po marrin pjesë personalisht, në bisedimet teknike, raportoi CNN.
“New York Times” raportoi gjithashtu, se Irani dhe Omani kanë paraqitur një propozim për vendosjen e një tarife për anijet, që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një arterie strategjike për tregtinë globale të naftës.
Sipas medias amerikane, kjo ide është refuzuar, në mënyrë të përsëritur nga zyrtarë amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump.përcjell Zhurnal.mk .





