Protestuesit kanë zgjedhur të shprehin revoltën e tyre edhe nëpërmjet disa mesazheve të dhëna nëpërmjet pankartave, duke mos i kursyer as ironitë.
“Kur populli flet akuzohet, kur del skandali arsyetohet”, “Rama jepe dorëheqjen e gjithë Shqipëria është kundër teje”, “SPAK arresto Ballukun”, janë disa prej tyre.
Prej 31 ditësh shqiptarët kanë protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Një protestë që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe ka vijuar pandalur.
Kërkesa ka qenë e qartë, largimi i kryeministrit Edi Rama. Në orën 19:00 qytetarët organizohen çdo ditë në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku mbajnë fjalimet dhe shpalosin kërkesat e tyre për disa orë, për të vijuar më tej marshimin në rrugët e Tiranës.
Megjithatë në protestën e 31, një ditë më parë, u zhvillua një protestë në orën 10:00 përpara Kuvendit, ndërsa zhvillohej edhe seanca plenare. Protestuesit kanë akuzuar deputetët se nuk përfaqësojnë qytetarët, ndërsa nuk munguan as tensionet.
Pas disa orësh protestë, pati përplasje me protestuesve dhe policisë, ndërsa disa protestues u tërhoqën zvarrë, dhe disa prej tyre u shoqërua në polici dhe më pas u liruan.
Protestuesit hodhën ujë dhe vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve, ndërsa disa prej këtyre të fundit, u munduan të largohen nga dyer të tjera për të shmangur protestuesit, por pa ia arritur të ia dalin.
Ndërkohë sot, është paralajmëruar një protestë në orën 10:00 para SPAK, ku qytetarët kanë njoftuar se do të dorëzojnë librin “Albanian Files” i firmosur nga protestuesit dje në shesh.





