11.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Plagosje në Gjirokastër, e mitura godet me thikë 15-vjeçarin

Goditet me thikë një nxënës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare.

Sapo nxënësi është qëlluar, me mjetin prerës, është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe e kanë përcjellë menjëherë në spital me makinë.

Policia ka kapur vajzën adoleshente të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut. Dyshimet e para të ngjarjes janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi, ndërsa vazhdojnë hetimet.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit