Tripunovski dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë do të nënshkruajnë grant prej dy milionë dollarë

Advertisement

Shkup, 29 qershor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot do të nënshkruajë një marrëveshje granti në vlerë prej 2 milionë dollarësh me drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Karol Mezhevan.

Ceremonia e nënshkrimit do të shënojë fillimin e një bashkëpunimi të ri financiar mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Bankës Botërore, me synimin për të mbështetur projekte dhe aktivitete në sektorin e bujqësisë, zhvillimit rural dhe menaxhimit të burimeve ujore.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me destinimin e mjeteve dhe projektet që do të financohen përmes këtij granti prej 2 milionë dollarësh pas nënshkrimit të marrëveshjes. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit