Shkup, 29 qershor– Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat deri të premten në Ministrinë e Drejtësisë u harmonizuan nga anëtarët e grupit punues, mund të gjenden sot në seancë parlamentare si propozim i deputetëve, raporton Nezavisen, transmeton Zhurnal.
Propozimi duhet të nënshkruhet nga grupet parlamentare dhe formalisht të dorëzohet në Kuvend. Meqë LSDM bojkotoi pjesëmarrjen në grupin punues për shkak se qeveria e tipit “Przhino” u shfuqizua pa konsensus, nuk dihet se nga cilat grupe parlamentare do të nënshkruhet propozimi. A do të jetë vetëm nga shumica qeverisëse.
Burime nga shumica thonë se ky propozim mund të dorëzohet që sot. Opinioni publik nuk ka absolutisht asnjë informacion se për çfarë kanë diskutuar përfaqësuesit e partive. Supozohet se në këto ndryshime duhet të përfshihen vërejtjet e OSBE/ODIHR-it, por gjithashtu partitë kanë harmonizuar edhe propozimet e tyre. Çfarë është përfshirë e çfarë jo nga vërejtjet, nëse Maqedonia do të jetë një njësi e vetme zgjedhore, nëse do të ketë ndonjë prag zgjedhor, apo nuk ka asgjë nga këto nuk ka informacione.
Takimi i fundit i grupit punues u mbajt të enjten, ndërsa deri të premten konsultimet e fundit duhej të përfundonin në mënyrë elektronike, siç njoftoi atëherë Ministria e Drejtësisë.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë pjesë e detyrimeve nga Agjenda e Reformave dhe po nxitohet që ato të përfundojnë në ditët e ardhshme. përcjell Zhurnal.mk .





