Qeveria izraelite ka miratuar njëzëri njohjen zyrtare të gjenocidit armen, në një vendim që pritet të përshkallëzojë më tej tensionet diplomatike me Turqinë.
Duke prezantuar vendimin në mbledhjen e kabinetit, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, deklaroi se mohimi i gjenocidit armen ka qenë pjesë e një fushate të organizuar, të udhëhequr kryesisht nga qeveria turke.
“Pavarësisht dokumentacionit të gjerë dhe të qartë historik, gjenocidi armen vazhdon të jetë objekt i një fushate të institucionalizuar mohimi dhe minimizimi, përmes rishkrimit manipulues të historisë”, tha Sa’ar.
Ai shtoi se ekziston një konsensus i gjerë historik se Perandoria Osmane kreu krime që përbëjnë gjenocid, me synimin për shkatërrimin sistematik të popullit armen.





