Në shtetin e New York-ut, autoritetet po hetojnë një ngjarje të rëndë ku gjashtë persona janë gjetur të vdekur brenda një apartamenti, mes tyre katër fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja.
Policia në qytetin Mechanicville tha se viktimat u zbuluan pasi fqinjët raportuan se nuk i kishin parë prej disa ditësh.
Sipas autoriteteve, gjyshja 64-vjeçare, Amy Steadman, dyshohet se mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e vajzës së saj, 44-vjeçares Sarah Myers, dhe katër fëmijëve të saj: 13, 11 dhe dy 10-vjeçarë.
Hetuesit thonë se në banesë janë gjetur prova që sugjerojnë helmim të qëllimshëm, përfshirë medikamente me recetë dhe pa recetë, si dhe një shënim të shkruar me dorë.
Policia bëri të ditur se nuk ka prova për përfshirje të personave të tjerë nga jashtë familjes, ndërsa analizat toksikologjike vijojnë.
Sipas hetimeve paraprake, një nga fëmijët ka pësuar edhe dëmtime fizike fatale, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.





