Sot shënohet 100-vjetori i lindjes së shkrimtares Ingeborg Bachmann

Advertisement

Sot shënohet 100-vjetori i lindjes së poetes dhe shkrimtares së njohur austriake Ingeborg Bachmann, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë gjermane të shekullit XX.

Bachmann lindi më 25 qershor 1926 në Klagenfurt të Austrisë. Ajo studioi filozofi, psikologji, filologji gjermane dhe drejtësi në universitetet e Innsbruckut, Grazit dhe Vjenës, ku në vitin 1949 mori titullin Doktor i Filozofisë.

Gjatë karrierës së saj letrare, ajo u bë e njohur për poezinë, prozën dhe esetë e saj, duke lënë pas vepra të rëndësishme si përmbledhjet poetike “Die gestundete Zeit” dhe “Anrufung des Grossen Bären”, si dhe romanin “Malina”.

Emri i saj vazhdon të nderohet edhe sot përmes Çmimit Ingeborg Bachmann, një nga çmimet më prestigjioze letrare në hapësirën gjermanofolëse, që jepet çdo vit në qytetin e lindjes së saj, Klagenfurt.

Ingeborg Bachmann vdiq më 17 tetor 1973, por mbetet një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë evropiane moderne./KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit