Kronikë e zezë dhe ngjarje nga vendi: MPB me disa kallëzime penale, aksidente dhe arrestime për drogë

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një sërë rastesh kriminale, aksidente dhe arrestime të realizuara gjatë ditëve të fundit në disa qytete të vendit.

Në Ohër, SPB ngriti kallëzim penal ndaj O.K. (25) nga Shkupi, nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike. Gjatë një kontrolli në automjetin e tij në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë dhe një mjet për grimcimin e saj.

Po ashtu, SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj N.T. (44) nga fshati Vellgosht për ndërtim pa leje, pasi kishte ndërtuar një shtëpi pa dokumentacionin e nevojshëm.

Në një rast tjetër, SPB Ohër ngriti kallëzim penal edhe ndaj M.K. (41) nga Dibra për uzurpim të patundshmërive shtetërore, ndërsa ndaj D.T. (38) nga Shkupi u ngrit kallëzim për posedim të kokainës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit