“Nuk paska as shpirt”, Roza Lati me deklaratë të fortë për Dua Lipën

Advertisement

Moderatorja Roza Lati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me mungesën e një qëndrimi publik nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, për protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

Në një postim të shpërndarë në Instagram, Roza publikoi një koment të një ndjekësi drejtuar artistes shqiptare, ku krahas urimeve për suksesin dhe jetën e saj personale, shprehej edhe zhgënjimi për heshtjen ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

“Është e vështirë të pajtohesh me aktivizmin selektiv. Heshtja për atë që po ndodh në Shqipëri na lë të hutuar. Shpresojmë ta përdorësh zërin tënd të fuqishëm edhe për vendin”, thuhej në mesazh. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit