VLEN: Nga Dibra nis karvani i VLEN-it në terren!

VLEN: Nga Dibra nis karvani i VLEN-it në terren

 

Dibra ishte ndalesa e parë e karvanit të VLEN-it, ku kryesia e ngushtë, së bashku me bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe nënkryetaren Mimoza Musa, panë nga afër projektet që po realizohen nën udhëheqjen e kryetarit Fisnik Mela.

 

Në fokus ishte ndërtimi i parkingut të ri me 250 vende në qendër të qytetit, një investim me vlerë rreth 350 mijë euro. Ky projekt është zgjidhje konkrete për qytetarët dhe një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës urbane në Dibër.

 

Për VLEN-in, decentralizimi është kryefjala jonë. Fuqizimi i komunave është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe një nga prioritetet tona politike, meqë komuna është dera e parë ku troket qytetari dhe vendi ku problemet duhet të marrin zgjidhje.

 

Dibra dëshmon se qeverisja e përgjegjshme lokale e shndërron vizionin në projekte dhe projektet në përfitime për qytetarët. Krahas parkingut të ri, në qytet po zhvillohen edhe investime tjera që po përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve dhe po i japin qytetit një dinamikë të re zhvillimi.

 

Rëndësi të veçantë kanë edhe projektet strategjike si “One Stop Shop” në Bllatë dhe Qafë Thanë, që do të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, do të forcojnë lidhjet ekonomike dhe do t’i japin më shumë frymëmarrje zhvillimit lokal e rajonal.

 

VLEN-i n’punë. Hisja jonë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit