Miteva: Qytetarët po e ndiejnë ndryshimin, politikat ekonomike të Qeverisë sjellin stabilitet dhe parashikueshmëri

 

“Prioritet i kësaj Qeverie, që nga vetë formimi i saj, ishte ekonomia dhe krijimi i një stabiliteti e parashikueshmërie që ia vendosëm vetes si objektiv. Shtatë tremujorë me rritje të BPV-së prej 3%, në vazhdimësi, kur në të njëjtën kohë po përballemi me një nga krizat më të mëdha energjetike, e cila fatmirësisht po shkon drejt fundit, megjithatë pasojat ende mund të reflektohen në ekonomi”, deklaroi Maria Miteva, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5.

Sipas saj, Qeveria po ndjek politika të ekonomisë së parashikueshme që po hapin mbi 16.000 vende të reja pune, po rrisin prodhimin industrial dhe përmes dialogut po sigurojnë koordinim më të mirë.

“Të kesh një ekonomi stabile dhe të parashikueshme, e cila do të hapë mbi 16.000 vende të reja pune, një ekonomi që do ta rrisë prodhimin industrial mbi 8%, inflacion që, ndryshe nga shumë shtete të tjera, arrijmë ta mbajmë në nivele mesatare edhe në një krizë të tillë, si dhe të zhvillojmë dialog social duke arritur koordinim jo përmes masave të detyruara, por përmes dialogut me marketet e mëdha dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore”, tha Miteva.

Ajo shtoi se Qeveria duhet gjithmonë të synojë rezultate edhe më të mëdha se ato të arritura deri tani.

“Qytetarët po e ndiejnë ndryshimin dhe e kuptojnë se hapat që po ndërmarrim nuk janë të pasigurt, nuk janë një hap përpara e tre mbrapa, por hapa të qëndrueshëm, të sigurt dhe që ecin në drejtimin e duhur. Me këtë ritëm në gjysmën e parë të mandatit, kemi treguar se dimë ndryshe, dimë si të funksionojmë në mënyrë sistematike dhe se qytetarët, por edhe bizneset, mund ta shohin atë parashikueshmëri”, theksoi Miteva.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit