Për vite me radhë, qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar premtime për bashkim. Shumë kanë folur për të, por pak kanë qenë të gatshëm ta vendosin interesin e përbashkët mbi interesin partiak.
Prandaj, VLEN nuk lindi nga nevoja për të shtuar edhe një emër në skenën politike shqiptare. VLEN lindi nga nevoja për të bashkuar energjitë, potencialin dhe vullnetin politik të shqiptarëve rreth një vizioni të përbashkët.
Për herë të parë, pesë forca politike vendosën të tejkalojnë dallimet dhe të ndërtojnë një projekt të përbashkët politik. Një projekt që buron nga besimi i qytetarëve në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Dibër dhe në çdo vendbanim shqiptar ku kërkohet përfaqësim i ndershëm, zhvillim dhe dinjitet.
VLEN përfaqëson një alternativë moderne të qendrës së djathtë, të mbështetur mbi vlerat e familjes, punës, meritokracisë, zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësisë në qeverisje.
Në një kohë kur shumëkush investon në ndarje, ne zgjodhëm bashkimin. Në një kohë kur politika shpesh matet me interesa të ngushta, ne zgjodhëm interesin qytetar.
Sepse shqiptarët nuk kishin nevojë për një parti më shumë.
Kishin nevojë për një forcë më të madhe.
Kishin nevojë për VLEN.





