Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Zhelinë, ka theksuar se legjitimiteti politik buron vetëm nga rezultati i zgjedhjeve.
“Ai që i fiton zgjedhjet është përfaqësuesi legjitim. Ai që i humbet zgjedhjet le të punojë që t’i fitojë zgjedhjet që pasojnë. Pse atëherë shqiptarët të dalin në zgjedhje? Kur mundet Kristiani të zgjedhë kë të dojë ai, kë e ka mik ai, dhe kë mund ta tërheqë për veshi ai”, ka deklaruar Ahmeti, raporton TS.
Deklarata e tij vjen në kuadër të mesazheve politike që ai ka dhënë në takimin me strukturat e partisë, ku ka folur për përfaqësimin politik dhe respektimin e vullnetit të votuesve.
Ahmeti përsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet janë themeli i legjitimitetit demokratik dhe se rezultati i tyre duhet të respektohet nga të gjitha palët politike.





