Autostrada Shkup–Bllacë në ndërtim, Kasami: ta gëzojmë këtë hap përpara

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se janë përmbyllur të gjitha procedurat burokratike për autostradën Shkup–Bllacë dhe se tashmë është hapur rruga për fillimin e punimeve.

Postimi i Bilall Kasamit

Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet! 🫶
Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë.

Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë.
Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit.
Ta gëzojmë!
Në një postim në rrjetet sociale, Kasami e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm në afrimin e Shkupit me Prishtinën, duke vlerësuar se investimet infrastrukturore sjellin zhvillim dhe lidhje më të forta ndërmjet qytetarëve.

Ai theksoi se “koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar” dhe se shqiptarët po hyjnë në një periudhë të re të fokusuar në punë, projekte dhe zhvillim.

Projekti i autostradës Shkup–Bllacë konsiderohet një nga investimet kryesore infrastrukturore që pritet të lehtësojë komunikimin dhe qarkullimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit