“Ligji për përfaqësimin e drejtë”, Aliu: Çdo zgjidhje e cila bazohet në ligj është zgjidhje afatgjate

 

 

Ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Azir Aliu në emisionin “nPodium” në Ora24.tv ka thënë se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat jep një kornizë të qartë në zgjidhjen e problemit. Ai ka theksuar se opozita e sotme deri tani shtirej se shqiptarët janë të përfaqësuar gjithandej, por realiteti flet ndryshe.

 

“Çdo zgjidhje e cila bazohet në ligj është zgjidhje afatgjate dhe çdo zgjidhje që është bazuar në Kushtetutë, nuk mund të jetë zgjidhje e cila mund të abuzohet nga ndonjë parti politike apo qeveri”, ka thënë Aliu.

 

Ai ka thënë se momentalisht është duke punuar në 15 ligje në shëndetësi, janë nga 15 apo 20 faqe dhe me nene të shkurtra.

 

“Deri tani a ka pasur ligj për përfaqësim të drejtë- jo. Po ta dëgjoni opozitën e sotme thoshte se gjithçka funksionon në Maqedoni dhe shqiptarët janë të përfaqësuar gjithandej…”, u shpreh ministri Aliu.

 

Në MSH në nivel republikan ka gjithsej 18.375 të punësuar

 

Ka shtuar se ku ka marrë detyrën si ministër, askush nuk e dinte numrin e saktë të infermierëve në vend sepse nuk kishte një data bazë të caktuar, ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë në nivel republikan janë gjithsej 18.375 të punësuar, ku hyjnë kapacitete të ndryshme si specialistë, subspecialistë, motra medicinale e teknikë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit