Për vetëm rreth pesë minuta udhëtim me tren nga Maxhari deri në Qendrën e Shkupit, dukshëm më shpejt se me autobus në të njëjtën linjë, u realizua një turr praktik krahasues në kryeqytet nga “Go Green”.
Autoritetet paralajmërojnë se nga 1 shtatori pritet të nisë funksionimin i trenit urban, i cili do të qarkullojë në relacionin Zelenikovë – Draçevë – Lisiçe – Stacioni Hekurudhor i Shkupit.
Ndërkohë, projekti i autobusit të shpejtë BRT në Shkup pritet të hyjë në fazën e realizimit vitin e ardhshëm. Trasa do të nisë nga Karposh 4, do të kalojë përmes Partizanit, Rekordit, Pishinës Olimpike dhe do të përfundojë në Novo Lisiçe, me vazhdim drejt Maxharit.
Nga Hekurudhat e Maqedonisë shprehen optimistë se procedurat do të përfundojnë me kohë dhe projektet do të realizohen sipas planit.





