Mefo Ismaili: Botërori 2026 jo në SHQIP! Kush ka faj?! Zgjidhja?

Mefo Ismaili

U interesova saktësisht se kush ka faj, por po ua lë atyre që u detyrohen qytetarëve të bëhen të zotët dhe t’i lidhin nja dy fjalë për fajtorin, nëse guxojnë, kuptohet!

Por ama, për hir të qytetarëve shqiptarë, mund t’ua tregoj se si mund ta zgjidhin — prapë, nëse guxojnë!

P.sh., të drejtat ekskluzive i ka Arena Sport! E ajo transmetohet tek ne përmes operatorëve të telekomunikacionit dhe kabllorëve.

1. Nëse VLEN ka autoritet dhe pushtet, atëherë ose ta detyrojë Arenën që, kushtimisht, të sigurojë komentim në shqip! (Komentatorët i kanë, p.sh., dy kolegët që u linçuan sot pa faj).

2. Le t’i detyrojnë operatorët e telekomunikimit që t’i blejnë kanalet shqiptare që e kanë Botërorin në shqip! Mos harrojmë: partitë politike shqiptare, sa vijnë në pushtet, bëjnë luftë që të dërgojnë familjarët e tyre ose ushtarët më të besuar të partisë në bordet e operatorëve të telekomunikacionit! Epo, tash le ta arsyetojnë rrogën!

3. Nëse nuk ka fuqi VLEN si parti në pushtet, atëherë vetë klientët shqiptarë te dy operatorët në vend mund të gjejnë zgjidhje… kuptohet si!

 

 

­

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit