Realizohen mbi 65% e punimeve për rindërtimin e Aeroportit të Ohrit

Ministri i Transportit dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, inspektuan sot punimet për zgjerimin dhe modernizimin e Aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër, përcjell TV21. Sipas autoriteteve, mbi 65 për qind e punimeve janë realizuar, ndërsa projekti me vlerë 2.7 milionë euro parashikon shtimin e 4.500 metrave katrorë hapësirë funksionale për përmirësimin e kushteve për udhëtarët dhe stafin.

“Rindërtimi dhe zgjerimi i aeroportit të Ohrit është diçka që i ka munguar prej kohësh këtij aeroporti dhe më në fund po bëhet realitet. Pas rreth dy muajsh do të kemi një aeroport që do të duket sikur është ndërtuar dje, me një zgjidhje krejtësisht të re, zgjerim të terminalit, të hapësirave për mbërritje dhe nisje të pasagjerëve, gjë që do të sjellë një stimul të madh ekonomik. Nëse kësaj i shtojmë edhe autostradën Ohër-Kërçovë, pjesa që çon drejt aeroportit tashmë është përfunduar, ndërsa së shpejti do të hapen edhe segmente të reja të saj. Kjo do të thotë një rilindje e plotë për të gjithë rajonin”, deklaroi Nikolloski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit