Të veshur elegantë dhe me stil, votojnë Lola dhe Daut Haradinaj

Dita e sotme shënon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ndërsa shumë figura politike dhe publike kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

 

Mes tyre ishte edhe Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinaj, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga dita e votimit.

 

Në fotografitë e publikuara, çifti shihet pasi ka kryer obligimin qytetar, teksa kanë pozuar së bashku me shumë stil dhe elegancë.

 Foto: Lola Haradinaj/Instagram

Lola tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj të kuruar, duke marrë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët shpesh e komplimentojnë për elegancën dhe bukurinë e saj.

Paraqitjet e saj në rrjetet sociale janë të shpeshta dhe zakonisht zgjojnë interes të madh, pasi Lola njihet për stilin e veçantë dhe fotografitë që ndan me publikun.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit