Janë publikuar pamjet e para nga ambienti luksoz i dasmës së këngëtares Dua Lipa dhe aktorit Callum Turner, të cilët po festojnë kurorëzimin e dashurisë së tyre në Sicili të Italisë.
Fotografitë tregojnë një dekor të rafinuar me detaje elegante, tavolina të zbukuruara me lule dhe kristale, si dhe ambiente historike që i japin një atmosferë romantike ceremonisë. Në mesin e elementeve më të veçanta bie në sy edhe qëndisja me emrat “Dua & Callum”, e përgatitur enkas për këtë ngjarje.
Sipas mediave të huaja, festimet po zhvillohen në vila historike pranë Palermos dhe do të zgjasin disa ditë. Dasma e çiftit po konsiderohet një nga ngjarjet më të përfolura të showbiz-it ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen për elegancën dhe organizimin e saj luksoz.
Ndërkohë, ceremonia kryesore pritet të mbahet gjatë ditës së sotme, ndërsa festimet do të vazhdojnë me aktivitete të tjera të organizuara për familjarët dhe miqtë e çiftit./KultPlus.com






