Kryetari i PDK’së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, pasi votoi në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.Hamza tha se sot qytetarët vendosin për katër vitet e ardhshme.
“Unë bashkë me familjen time e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dalin të votojnë, sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të lirë, të qetë e demokratike e ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur me dalë me votu sepse ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”.





