Një pankartë me mbishkrimin “Urime ditëlindjen o king, The King is Back” është vendosur në urën pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve gjatë natës së sotme, raporton Zyrtare.
Mesazhi i dedikohet ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili sot feston ditëlindjen. Në pankartë, përveç urimit, bie në sy edhe shprehja në gjuhën angleze “The King is Back”, e cila ka nxitur reagime dhe komente të ndryshme në opinion.





