Të shtëna me armë zjarri në Shishovë, një person pëson lëndim në vesh!

Një 43-vjeçar nga fshati Shishovë i Shkupit është arrestuar sot nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një bashkëfshatari dhe i ka shkaktuar lëndim në vesh. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit, ndërsa pas denoncimit dhe ndërmarrjes së masave policore, i dyshuari është privuar nga liria. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit