Programi i Panairit të Librit Shqip – Shkupi 2026 vazhdoi edhe gjatë pasdites me promovime librash, diskutime dhe takime letrare që sollën para publikut autorë dhe studiues të njohur nga hapësira shqiptare.
Në kuadër të programit, pasdite u promovua vepra e Mehmet Prishtinës, kushtuar lëvizjeve revolucionare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike, libri “Në meni të njeni-tjetrit” i Besnik Mustafajt, si dhe vepra “Net dhe mjaltë” e Liridon Mulajt. Programi u përmbyll me një takim letrar kushtuar poetes Lindita Ahmeti, përmes leximit dhe diskutimit mbi krijimtarinë e saj poetike.
Panairi i Librit Shqip – Shkupi 2026 vazhdon të afirmojë librin, dijen dhe kulturën shqiptare, duke e shndërruar Sheshin Skënderbeu në një pikëtakim të autorëve, lexuesve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar.





