KSHPK hapi lëndë pas gjetjeve të Revizionit në ISHP

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot, hapi lëndë në lidhje me gjetjet e përfshira në raportin e auditimit të Entit Shtetërore të Revizionit, të cilat lidhen me Institutin e Shëndetit Publik.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot, duke vepruar në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, me iniciativën e vet hapi lëndë në lidhje me gjetjet e përfshira në raportin e auditimit të Entit Shtetërore të Revizionit, të cilat lidhen me Institutin e Shëndetit Publik. Lënda u hap për shkak të nevojës për të verifikuar pretendimet e bëra në publik dhe në media, si dhe për të identifikuar rreziqet e mundshme të korrupsionit, konfliktit të interesit, abuzimit të pozicionit zyrtar ose parregullsive të tjera në punë, brenda kompetencave të KSHPK-së. KSHPK-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbledhur dhe analizuar dokumentacionin dhe informacionin përkatës nga institucionet kompetente, me qëllim përcaktimin e gjendjes faktike. Publiku do të informohet në kohën e duhur për rrjedhën e mëtejshme të veprimeve”, thuhet në njoftimin e KSHPK-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit