Dr. Agai: Fundi i një jete mund të bëhet fillimi i një tjetre

 

Në kuadër të fushatës kombëtare, që realizohet nën moton “Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë njerëzimit!”, dr. Lulzim Agai, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë, në një video-mesazh shpreh mbështetje për këtë aksion fisnik.

“Ndodhemi në njësinë tonë të kujdesit intensiv, ku çdo ditë luftojmë për jetët e pacientëve tanë dhe shumë herë ia dalim, por ndonjëherë sëmundja është më e fortë se ne, më e fortë se mundësitë tona. Me përfundimin e një jete, mund të fillojë një jetë e re nëse i japim mundësi projektit për transplantimin e organeve”, theksoi Agai.
Ai gjithashtu potencoi se ky akt human i transplantimit të organeve mund të shpëtojë një jetë të re nëse kemi mjaftueshëm informacione dhe nëse kemi zemër të madhe për të ndihmuar dikë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit