VLEN-i falënderon Arben Fetain për angazhimin dhe kontributin

Me rastin e dorëheqjes së Arben Fetait nga funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, shprehim mirënjohje për angazhimin, korrektësinë dhe kontributin e tij të deritanishëm. Kështu thuhet në njoftimin e VLEN-it drejtuar mediave, ndërsa thonë se, në ushtrimin e kësaj detyre me përgjegjësi, Fetai tregoi seriozitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale.

“E respektojmë vendimin e tij dhe njëkohësisht e falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë kësaj periudhe. Z. Fetait i urojmë shëndet, sukses dhe çdo të mirë në të ardhmen”.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit