MPB Maqedoni njofton se gjatë muajit të kaluar, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve për punë të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16.885 urdhërpagesa të lëshuara, 4.473 shkelje kanë të bëjnë me shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, 3.851 për parkim të parregullt dhe 920 për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Sa i përket kundërvajtjeve sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, janë sanksionuar 70 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 241 për vozitje pa patentë shoferi dhe 33 për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit. Në po këtë periudhë janë sekuestruar 238 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal..
“Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 1.281 drejtues motoçikletash për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, si dhe 295 këmbësorë. Gjithashtu, janë sanksionuar 1.584 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë”.
“Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 240 automjete janë larguar nga qarkullimi për shkak se nuk ishin të regjistruara, ndërsa 83 për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe 55 shoferë për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)”.
“Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.





