Nail Hajdari dhe Mirsad Adili, me biçikletë nga Austria në Gradec të Gostivarit

Dy banorë të fshatit Gradec, Nail Hajdari dhe Mirsad Adili, sot (1 qershor 2026) kanë nisur një aventurë të veçantë që do t’i çojë nga Austria deri në vendlindjen e tyre, duke përshkuar mijëra kilometra me biçikletë.

 

 

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e fshatit Gradec, udhëtimi fillon nga Bludenzi i Austrisë, prej nga ata do të udhëtojnë me tren drejt Innsbruckut. Më pas, rrugëtimin do ta vazhdojnë me biçikletë drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final fshatin e tyre të lindjes, Gradecin.

Gjatë kësaj sfide, Hajdari dhe Adili do të kalojnë nëpër gjashtë shtete evropiane – Itali, Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ky udhëtim konsiderohet një dëshmi e vullnetit, qëndrueshmërisë dhe dashurisë për vendlindjen, ndërsa banorët e Gradecit u kanë uruar rrugë të mbarë, shëndet dhe siguri gjatë gjithë itinerarit.

Austria – Italia – Sllovenia – Kroacia – Mali i Zi – Shqipëria – Maqedonia e Veriut: një rrugëtim i gjatë, por me një destinacion të veçantë – Gradecin. 🚴‍♂️

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit