Firma e Gruevskit pa të punësuar, por me fitim prej 5.600 eurosh në muaj

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, i cili u arratis në Hungari në vitin 2018 dhe fitoi azil politik, ka një kompani konsulence me emrin I.C.I.C Kft., e themeluar në vitin 2021.

 

Sipas portalit hungarez „444“, kompania nuk ka asnjë të punësuar, por vazhdon të ketë të ardhura të rregullta. Gjatë vitit të kaluar ka realizuar rreth 9.600 euro të ardhura dhe rreth 5.600 euro fitim.

 

Portali vlerëson se Gruevski mund të ketë një klient të përhershëm që paguan çdo vit për shërbimet e tij këshilluese. Që nga themelimi i kompanisë, ai ka tërhequr rreth 45.800 euro dividendë.

 

Ndërkohë, portali hulumtues „VSquare“ raportoi se Gruevski ka marrë shtetësinë hungareze në vitin 2022, me arsyetimin e “interesit shtetëror të Hungarisë”. Nëse kjo konfirmohet, mund të vështirësojë edhe më shumë ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit