Qeveria paralajmëron uljen e çmimeve të derivateve. Një ditë para se të përfundoj afati për masat ekonomike që i vendosi Qeveria, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që çmimet të stabilizohen dhe dizeli të jetë më i lirë për 6.5 denarë. Ai paralajmëroi seancë qeveritare online për nesër, dhe, siç tha vendi do të mbetet me çmimet më të ulëta të karburanteve deri tani,raporton SHENJA.
“Norma preferenciale e mëparshme për benzinën prej 10 përqind do të kthehet në 18 përqind, ndërsa sa i përket akcizave, do të mbetet ulja prej dy denarësh për litër për naftën dhe benzinën pa plumb 95 dhe 98 oktanë, sepse mesatarja në gjysmën e dytë të majit për naftën dhe benzinën pa plumb sillej midis 1.000 dhe 1.200 dollarë për fuçi”.-Hristijan Mickoski
Ai shtoi se do të vazhdojnë të negociojnë me “Oktan” për zbritje shtesë. /SHENJA/





