VLEN njofton opinionin publik se pas Kongresit historik të Bashkimit ka vazhduar me intensitet të lartë aktivitetin politik dhe organizativ në terren, në koordinim të plotë me strukturat e saj në të gjithë vendin.
Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime të shumta me aktivistë dhe struktura, ku është diskutuar për punën në terren, organizimin e brendshëm dhe për hapat e ardhshëm të veprimit politik.
Ky komunikim i përditshëm me bazën ka sjellë mobilizim, koordinim dhe sinkronizim të plotë të strukturave në të gjitha nivelet.
VLEN po ndërton një model të ri të veprimit politik që në thelb ka afërsinë me qytetarin, me bazën dhe përgatitjen për t’i kthyer zotimet e Kongresit në punë.
Pas Kongresit të Bashkimit, VLEN nuk është ndalur. VLEN organizohet, mobilizohet dhe po përgatitet për fazën e radhës të veprimit politik.
Në periudhën në vijim, VLEN do të prezantojë një sërë iniciativash dhe qëndrimesh politike që burojnë nga vizioni i miratuar në Kongresin e Bashkimit dhe nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe strukturat në terren.





