Ambasadori Meidani uron Kurban Bajramin: Më shumë dritë, mirësi dhe besim tek njëri-tjetri

Shkup, 27 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëkuptimi.

Në urimin e tij, ambasadori Meidani thekson se Kurban Bajrami është një festë që rikujton vlerat e besimit, sakrificës dhe paqes së brendshme, duke shërbyer si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

Urimi i ambasadorit Meidani:

Kurban Bajrami na rikujton vlerën e heshtur të besimit, sakrificës dhe paqes me vetveten.

Uroj që kjo ditë të sjellë më shumë dritë në shpirt, më shumë mirësi mes njerëzve dhe më shumë arsye për të besuar tek njëri-tjetri.

Gëzuar!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit