BDI uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në urimin e saj, BDI thekson se kjo festë e madhe e sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit rikujton rëndësinë e mirëkuptimit, respektit dhe kujdesit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve.

Sipas deklaratës, në këto ditë feste duhet të mbizotërojnë paqja, harmonia dhe shpresa për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

BDI shprehet gjithashtu se mbetet e përkushtuar që, së bashku me qytetarët, të vazhdojë rrugën e bashkëpunimit, unitetit dhe suksesit të përbashkët, duke synuar ndërtimin e një shoqërie me barazi, dinjitet dhe perspektivë për të gjithë.

Në fund të urimit, theksohet dëshira që kjo festë të sjellë shëndet, begati dhe lumturi në çdo familje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit